Gjatë 48 orëshit të Fazës së fundit të regjistrimeve në Raundin e 1-rë (e diel 10 shtator dhe e hënë 11 shtator ) maturantët në pritje në një program studimi, në rast se u lirohet një vend fituesi, do të sinjalizohen tashme direkt nga ngjyra jeshile dhe jo e verdhë për shkak se kjo është faza përfundimtare.

Ky sinjalizim do të thotë që maturanti mund të paraqitet menjeherë pranë sekretarisë për tu regjistruar deri ne mbyllje të fazes.

Maturantët duhet të jenë të vëmendshëm tek “Këndi i Maturantit“ pasi mund t'ju lirohet vendi fitues edhe në çastet e fundit të ditës së hënë.

  • Shpërndaj njoftimin: